Gjyqi në Itali

Bota

Italia nën ‘ethet’ e një tjetër ‘maxi proceso’ kundër mafias, 70 të dënuar, disa nga kryesorët e 'Ndraghetas' u dënuan me 20 vite

8 Nëntor 2021, 15:40| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 16:44

  • Share

Një prej gjyqeve më të mëdha të mafias në Itali. Gjykata italiane ka dënuar 70  anëtarë të grupit famëkeq ‘Ndragheta’. Rreth 1 mijë dëshmitarë dhe qindra avokatë morën pjesë në gjyq, ndërsa në dy vitet e ardhshme 355 të tjerë përfshirë dhe zyrtarë të korruptuar priten të përballen për pjesëmarrje në grupin mafioz.

‘Ndragheta’  konsiderohet nga prokurorët si grupi mafioz më i fuqishëm në vend, duke eklipsuar lehtësisht bandën më të famshme të Cosa Nostra në Siçili. Të dyshuarit përballen me një sërë akuzash, duke përfshirë zhvatje, trafik droge dhe vjedhje, nxjerrje e sekreteve shtetërore, etj.

Gjyqi i shpejtë, i cili u lejon të dënuarve t’u reduktohen dënimet me një të tretën, përfshiu 91 të pandehur.

Disa të dyshuar si anëtarët kryesorë të “Ndrangheta” u dënuan deri në 20 vjet. Prokurorët besojnë se grupi i krimit të organizuar kontrollon shumicën e kokainës që përshkon në Europë.Bosi Luigi Mancuso (67), i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.

Ndrangheta u ngrit pas sprovave të mëdha në fund të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet e organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra.

Ndrangheta është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por shquhet për tregtinë e kokainës dhe besohet se kjo organizatë mafioze kontrollon rreth 80 për qind të tregtisë evropiane të drogës.

Ekspertët besojnë se 150 familje janë pjesë e organizatës, të mbështetura nga 6,000 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në bazën e saj të operacioneve në Kalabri.

Mijëra të tjerë besohet se punojnë për “Ndrangheta” në mbarë botën. Hera e fundit që Italia gjykoi qindra mafiozë njëkohësisht ishte në vitin 1986 në Palermo, një rast që përfaqësoi një pikë kthese në luftën kundër Cosa Nostra-s, duke shënuar fillimin e rënies së  grupit të famshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?