Foto ilustruese

Kronikë

Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

29 Mars 2021, 21:25| Përditesimi: 29 Mars 2021, 21:53

  • Share

Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë është publikuar sot në Fetoren Zyrtare, pasi dy vendet e nënshkruan atë më 18 mars.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

Sipas marrëveshjes së publikuar në Fletoren Zyrtare, konsiderohen situata të veçanta, ato që kanë të bëjnë me drejtuesit me kërkesa të veçanta, që kërkojnë përshtatjen e automjeteve, krahasuar me konfigurimin standard ose përdorimin e protezave.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Itali, ku gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, Rama u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ku nuk i kurseu edhe batutat. 

"Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët  udhëtojnë dhe t'i japin makinës pa probleme", tha Rama gjatë vizitës në Itali. 

Më pas kjo marrëveshje u firmos nga Ministrja e Jashtme, Ola Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?