Emigrantët në Shqipëri, qeveria italiane ndryshon ligjin shton dhe 3 shtete në listën e vendeve të pasigurta

22 Tetor, 10:29| Përditesimi: 22 Tetor, 17:17

  • Share

Pas një mbledhje, qeveria Italiane ndryshoi listën e vendeve të sigurta nga ku vijnë emigrantët, duke përfshirë edhe vendet, të cilat më parë cilësoheshin si gjysmë të sigurta. Nga lista e vendeve të sigurta, qeveria italiane ka hequr Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë me argumentin se ishin vendet që paraqesnin rrezikshmëri në kryerjen e operacioneve të riatdhesimit.

Me këtë ndryshim ligjor, Italia shpreson t’i hapë rrugë zbatimit të marrëveshjes me Shqipërinë për të sjellë emigrantët në Shëngjin që vinin nga vende që më parë cilësoheshin si të pasigurta apo gjysmë të sigurta, duke i klasifikuar ato në listën e vendeve të sigurta. Gjykata e Romës, e cila u linjëzua me Gjykatën Evropiane, shpalli si të ndaluar dërgimin në Shqipëri, të emigrantëve që vijnë nga vendet e pasigurta por lista tashmë ka ndryshuar.

Ndërkohë, mediat në Itali e përshkruajnë dekretin e Melonit nëpërmjet të cilit ajo modifikoi listën e vendeve të sigurta si të paqartë. La Reppublica shkruan sot se dekreti mund ti lejojë për momentin Italisë të vijojë operacionet por pa dhënë qartësi nëse do të funksionojë.

Një nga zyrtarët e lartë të qeverisë Meloni, zëvendës sekretari i përgjithshëm i qeverisë Alfredo Mantovano ka shprehur shqetësimin se gjykata mund ta rrëzojë edhe këtë dekret të miratuar të hënën. Ndërkohë nuk ka ende një informacion nëse qeveria ka plan konkret për një tjetër anije me emigrantë drejt Shëngjinit. Pak orë pasi gjykata cilësoi sjelljen e emigrantëve në Shëngjin si të pavlefshme, La Repubblica njoftoi se qeveria ka në plan të mos tërhiqet dhe të vijonte këtë javë me operacionet.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?