Italia po përgatitet për gjyqin më të madh mafioz ndër dekada për grupin e famshëm kriminal ‘Ndrangheta’. 355 mafiozët dhe zyrtarët e dyshuar si të korruptuar u akuzuan pas një hetimi dhe më shumë se 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë, ndërsa akuzat përfshijnë , vrasje, trafik droge, pastrim parash. Gjyqi fillon këtë të mërkurë dhe pritet të zgjasë më shumë se dy vjet. Ai do të zhvillohet në një ndërtesë të përcaktuar për këtë rast, në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila ndodhet në zemër të territorit “Ndrangheta”.
Ky gjyq përfshin vetëm një grup, familjen Mancuso, e cila formon një pjesë të fuqishme të mafies së përhapur në “Ndrangheta”. I pandehuri i profilit më të lartë është shefi i dyshuar i klanit Luigi Mancuso, i njohur si “Xhaxhai”. Ndërkohë i përfshirë është edhe avokati dhe ish-senatori i partisë Forza Italia, Giancarlo Pittelli.
“Ndragheta” besohet se kontrollon furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut dhe anasjelltas.
Akuzat përfshijnë po ashtu edhe organizimin e grupeve mafioze, vrasje, vrasje në tentativë, zhvatje, zbulime të sekreteve të zyrtarëve si edhe abuzim të detyrës.
Nëq krye të kësaj çështje do të jetë prokurori më i njohur i anti-mafias në Itali, 62-vjeçarin Nicola Gratteri, i cili për më shumë se tre dekada ka jetuar nën mbrojtjen e Policisë.
Komente
