Kronikë

Itali: Policia arreston shqiptarët që tregtonin drogë, i sekuestron 130 mijë Euro

23 Maj 2019, 18:09| Përditesimi: 23 Maj 2019, 18:19

  • Share

Mbrëmjen e djeshme policia italiane vuri në pranga dy trafikantë droge me origjinë shqiptare. Ata janë N.G. 35-vjeç dhe X.G. 25 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Në momentin e ndalimit, dy të arrestuarve iu sekuestruan 16 kg marihuanë, 6 kg kokainë dhe mbi 130 mijë euro.

Dy trafikantët e vënë në pranga nuk bënin shpërndarje të drogës tek përdoruesit por ndërmjetësonin shkëmbimin e tyre mes tregtarëve në sheshet kryesore të qyteteve.

Operacioni i policisë u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Ravennas Michele de Pascale i cili tha se kjo ishte një ndërhyrje e shkëlqyer.

Komento

Komente

  • Mario: 24/05/2019 14:55

    Po te.doni ju mbroje une si avvokat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?