Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon një pikë nesër në Moldavi, për të siguruar kualifikimin në fazën finale të "Euro 2024". Tanimë më shumë se pranë kalimit për në "Gjermani 2024", ka filluar edhe bërja e llogarive për në fazën finale.
Nëse tanët marrin një biletë, shorti i datës 2 dhjetor do jetë "ferr" i vërtetë, kjo për faktin e ndarjes së vazove të shortit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me ekipe si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet. Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja.
Gjasat janë që kuqezinjtë të "peshkojnë" edhe Serbinë, e ndodhur në vazon e tretë. Italia gjithashtu është një rival i mundshëm, kjo pasi për momentin ndodhen në vazon e katërt dhe ende nuk janë në rrugën e duhur për kalimin e grupit.
Ndarja e vazove për shortin e 2 dhjetorit deri në këto momente:
Italia s’est te kualifikuar ende. Me hipoteza shkohet larg, por duhet me qene realist. Shqipëri -Serbi ne Gjermani do te jete nje zjarr i vertetë!
Përgjigju