Foto ilustruese

Bota

Italia shifra të frikshme të COVID/  544 viktima e 37 255 të infektuar në 24 orët e fundit

14 Nëntor 2020, 18:09| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 18:11

  • Share

Italia ka shënuar shifra të larta të COVID edhe ditën e sotme.

Në 24 orët e fundit janë regjsitruar 544 viktima e 37 255 raste të reja ditore.

Ndërkaq numrii të shëruarve vijon të jetë i lartë me 12 196 por një shifër kjo më e ulët se rastet ditore.

Ndërsa numri i tamponeve të kryer në 24 orët e fundit është 227 695.

Dita e sotme ka regjistruar  484 pacientë më shumë në spitale e 76 të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Në total në Itali numri i të infektuarve ka shkuar në 1,144 552 kurse ai i viktimave në 44, 683.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?