Italia shpall të paligjshme surrogacinë e kryer jashtë vendit! Gjoba dhe burg për ata që nuk e zbatojnë

17 Tetor, 17:02| Përditesimi: 17 Tetor, 17:09

  • Share

Senati Italian e ka bërë të paligjshme që çiftet të shkojnë jashtë vendit për të pasur një fëmijë nëpërmjet surrogacisë. Ky vendim u prit me rezerva nga aktivistët, të cilët thonë se synon partnerët e të njëjtit seks.

Në fakt, që nga marrja e detyrës në vitin 2022, kryeministrja Georgia Meloni ka ndjekur një axhendë shumë konservatore, duke kërkuar të promovojë ato që ajo i sheh si vlera tradicionale të familjes, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për çiftet LGBTQ që të bëhen prindër të ligjshëm.

Në fillim të këtij viti, Meloni e quajti surrogacinë një praktikë "çnjerëzore" që i trajtonte fëmijët si produkte supermarketi.

Aktivistë të shumtë u mblodhën para senatit duke shprehur zemërimin e tyre ndaj ligjit, duke thënë se qeveria po sulmon komunitetin LGBTQ dhe po dëmton ata që duan të kenë fëmijë.

Alessia Crocini, presidentja e Rainbou Families, tha se 90% e italianëve që zgjedhin surrogacinë ishin çifte heteroseksuale, por ata kryesisht e bënin këtë në fshehtësi, që do të thotë se ndalimi i ri do të prekë de fakto vetëm çiftet homoseksuale që nuk mund ta fshehin atë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?