Foto ilustruese

Italia si Anglia, kërkon të transferojë të burgosurit për të vuajtur dënimin në Shqipëri

7 Shkurt, 19:32| Përditesimi: 7 Shkurt, 19:46

  • Share

Pas marrëveshjes historike për njohjen e pensioneve, Italia po punon për arritjen e një tjetër marrëveshje me Shqipërinë.

Italia po përpiqet të bjerë në ujdi me Shqipërinë që të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali, të vuajnë masën e dënimit në atdhe në këmbim të formimit profesional, por kostot të mbulohen nga vetë shteti Italian.

Detajet u zbuluan nga kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo, në Komisionin e Drejtësisë, teksa foli për mbipopullimin e burgjeve në Itali..

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tij.

Kjo na erdhi në mendje, për të bërë të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar”,- ka deklaruar Russo, transmeton "Sky Tg24".

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?