Arbër Hoxha

Sport

Italia 'toka e premtuar', Arbër Hoxha kërkohet në Serie A

3 Janar, 09:32| Përditesimi: 3 Janar, 09:33

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares dhe i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha është objektivi i radhës për Leçen në Serie A. Gazetari Gianluca di Marzio bën me dije se puliezët kanë tre objektiva në merkato dhe mes tyre kanë pikasur 26-vjeçarin shqiptar.

Drejtori sportiv i klubit, Corvino pak ditë më parë tha se do futen në treg për një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu dhe një sulmues krahu. Pikërisht krahu i sulmit duket se do t'i besohet Hoxhës i cili vlen 1.5 milionë euro në treg dhe ka kontratë me kroatët deri në verën e 2027.

I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe me Besën e Pejës, Ballkanin, Lokomotivën e Zagrebit dhe Slaven Belupo, para se në 18 janarin e 2024 Dinamo e Zagrebit ta afronte për 1 milionë euro.

Këtë edicion Hoxha ka luajtur në 23 ndeshje me ekipin e tij në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar dy gola dhe asistuar në një rast. Nëse Leçe e afron në ekip, Hoxha do i bashkohej klubit që ka në përbërje edhe Medon Berishën, Ylber Ramadanin, Dario Dakën dhe Luis Hasën. Kujtojmë se numri i shqiptarëve që luajnë në Serie A është i madh.

11 ndeshje ka luajtur Arbër Hoxha me Kombëtaren kuqezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?