Sport

Italia vë në pikëpyetje për herë të dytë radhazi Botërorin, Zvicra gati të përfitojë! Hipotezat e kualifikimit të ‘axurrëve’

15 Nëntor 2021, 18:49| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 18:50

  • Share

Italia do të luajë sonte një ndeshje që sjell kujtime aspak të bukura, pasi 4 vite më parë dështoi t’ia dilte kundër Suedisë. Gjithsesi sot është në kushte paksa më komode, pasi ‘play-off-in’ e Botërorit e ka të sigurtë, por rrezikon të humbasë biletën direkte që të dërgon në Katar.

Kjo në favor të Zvicrës që ndan vendin e parë me ‘axurrët’ me 15 pikë, por ‘helvetët’ renditen në vendin e dytë pasi kanë dy gola më pak të realizuar se italianët.

Sonte Italia luan në transfertën e Dublinit ku për vendin e parë duhet patjetër të fitojë dhe këtë ta bëjë me gola, pasi në të kundërt rrezikon ta mbyllë fushatën kulifikuese në vendin e dytë. Ndërkohë Zvicra pret në shtëpi Bullgarinë, një kombëtare që ashtu si Irlanda e Veriut nuk kanë pretendime për Botërorin e Katarit.

Në rast se Italia dhe Zvicra e mbylllin me pikë dhe golavarazh të barabartë atëherë vendin e parë e marrin ‘helvetët’ pasi kanë realizuar një gol në Romë para 3 ditëve në barazimin 1-1 kundër Italisë, ndërsa ndeshja e parë në Zvicër është mbyllur 0-0.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?