Kompania italiane INC S.P.A pas një gare një vjeçare fitoi tenderin për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Në fazën finale pjesëmarrëse ishin tre kompani një kineze, indiane dhe italiane. Fituesit ofruan 69.7 mln euro, kurse kompanitë e tjera mbi 92 milionë euro.
I gjithë projekti kushton 92.1 milionë euro, nga të cilat 36.8 milionë euro janë të akorduara në formën e një huaje sovrane nga BERZH e parashikuar për rehabilitimin e 34.1 kilometra linjë hekurudhore midis Terminali i Transportit në Tiranë dhe qytetit të Durrësit si dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore me gjatësi afërsisht 5 km që lidh linjën Tiranë-Durrës me Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza.
35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe ajo që mbetet do të financohet nga shteti shqiptar. Tenderi ndërkombëtar u hap në 31 tetor 2019, dhe lidhja e kontratës u shty për shkak të pandemisë.
Detajet teknike të kontratës ende nuk dihen por përflitet që bileta vajtje-ardhje për qytetar mund të kushtojë 3 deri në 4 euro. Rehabilitimi pritet të përfundojë në vitin 2023, pasi kohëzgjatja e kontratës nga dita e firmosje është 30 muaj.
Po hekurudha ne tiron o bo ne koh te enverit o trap Kshu qe kur erdh sala pyste njerzit ca bari ha kjo qe niset.e kishte fjalen per lokomativen.
PërgjigjuGjasme italian.pika juve
PërgjigjuBerisha hapi sutev u bani me hekurudhe ju katundaret e Tiranes vec gomar buke e gjize dini
PërgjigjuNa u bofsh kurbon ne tironcave ti.jo me jo nuk kena honger buk me gjiz .ne na rrinte kofsha vicit var ne cengel
E mori dhe nje koncension tjeter ai qe nuk mori dot rrugen Milot- Balldre
PërgjigjuDuhet doppio binario!
Përgjigju