Alket Hatija

Kronikë

Italianët e quanin 'Zot i drogës', Gjykata e Lartë vendos përfundimisht ekstradimin e Alket Hatijas drejt Italisë! I dënuar me 20 vite burg

7 Shtator 2021, 14:51| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 14:54

  • Share

I quajtur nga mediat italiane si 'Zoti i drogës', një nga baronët e trafikut të narkotikëve Alket Hatija shumë shpejt do të ekstradohet nga Tirana drejt Italisë. Gjykata e Lartë ka vendosur sot lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Hatija kërkohet nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Pas një beteje të gjatë të prokurorisë, gjyqtari i Apelit Valbon Çekrezi pranoi kërkesën për ekstradimin e Hatijas në Itali. Por ky vendim kundërshtohet nga avokatët e tij në Gjykatën e Lartë, me pretendimin se Hatija rrezikon të vuajë dy herë për të njëjtin dënim. Hatija është dënuar më 10 vite burg në Shqipëri, ku herë pas here është arrestuar nga policia dhe më pas liruar nga gjykata, duke përplasur edhe organet e drejtësisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?