Turistët italianë në Berat

Italianët ia futën vrapit pa paguar në Berat, pronari i restorantit për Report Tv: Pastë dorën e mbarë hajduti, na falënderuan edhe për ushqimin se u pëlqeu

17 Gusht 2023, 11:23| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 21:54

  • Share

Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe incidenti me turistët italianë në Berat të cilët ikën me vrap pa paguar, është prononcuar jashtë kamerave për gazetaren e Report Tv Mimoza Sinanaj.

Pamjet e një grupi turistësh italianë të cilët largohen me vrap pa paguar faturën për çfarë kishin konsumuar në restorant, bënë xhiron e rrjetit.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për një bujtinë në lagjen “Mangalem” të Beratit, dhe gazetarja Mimoza Sinanaj, arriti të bisedojë me pronarin e bujtinës, Viku Kadëna.

Ai rrëfen se katër klientët italianë u shprehën të kënaqur dhe i falënderuan për ushqimin, dhe thekson se çmimet janë normale. Por në një moment, kur burrë dhe grua po u shërbenin klientëve të tjerë, shumica të huaj, grupi i italianëve u ngrit nga tavolina dhe u larguan me vrap nëpër rrugicat e lagjes historike të Beratit, pa e paguar faturën, rreth 80 euro.

“Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe t’i ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e kemi ne beratasit shprehjen "pastë dorën e mbar hajduti" ose t’i përdorini ato lekë për një gjë të mirë”, - është shprehur pronari i lokalit.

Një fenomen i tillë nuk i ka ndodhur kurrë – tregon pronari Kadëna.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rafa: 18/08/2023 03:54

    Komplimente per urimin e ketyre te pa vetedishmeve,shendet

    Përgjigju
  • Tironsi: 17/08/2023 13:30

    NGA EMRI KY PRONARI DUHET TE JET ME PREARDHJE "ÇIFUTE " MEZO SANGUE...... SE SHQIPTARET THON GJAK E DHJAM JU BOFT...

    Përgjigju
    • I Pandehuri Berisha: 18/08/2023 10:49

      O shpellar, kthehu ne mesjeten prej nga ke dale! Rracizmi nuk eshte gje tjeter vetem tregues i nje injorance tejet te thelle!! Per te larguar ndongje keqkuptim: jam shqiptar brez pas brezi, pra nuk jam izraelit, por perpiqem te mburrem me ate qe kam bere une ne jete, me meritat e mia, jo se ku jam ngjizur si qenie njerezore.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?