Italianët nuk paguan faturën në Berat, reagon Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve

22 Gusht 2023, 11:14
  • Share

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka reaguar së fundmi për ngjarjen e 4 të rinjve italianë në Berat ku nuk paguan faturën. Kjo ngjarje u bë virale, duke nxitur edhe reagimin e Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit, këngëtari ka shkruarse në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te kryeministrja.

Ai gjithashtu ka shkruar “Ju italianët jeni superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferior”

Postimi i plotë:

“Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se: Ju italianët jeni superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse ndodh (si rrallëherë) nga italianët ndaj nesh, duhet të bëhet lajm të cilin duhet ta çojmë deri tek Kryeministrja e Italisë’. Kryeministrja italiane në këtë rast duke u skandalizuar e duke reaguar praktikisht e pranon superioritetin. P.s besoj më lejohet një koment rreth çështjes sepse kam jetuar gjatë në Itali (dhe kam vetëm simpati e dashuri për Italinë dhe popullin italian)”, ka shkruar Alban Skënderaj.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tali Gr: 26/08/2023 08:10

    Ça llafos ëre. Po vehten a e ke pare? Bën rolin e Garou-t te Shqiperise, a thua pjerdh kush?! Shko more shites bonbonesh, ulu me kembe ne toke e mos na bej tërri vërri me arrogance Çermaliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?