Italianët që ikën nga restoranti në Berat pa paguar kryefjalë në mediat italiane, gazetari: Po vjedhjet e shqiptarëve? Ermal Meta dhe Anita Likmeta i kthehen ashpër

21 Gusht 2023, 14:37| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 15:15

  • Share

Vazhdon të marrë vemendje në mediat italiane rasti i 4 të rinjve italianë që u larguan pa paguar darkën 80 euro nga një lokal në qytetin e Beratit. Debatet u shtuan sidomos pasi kryeministrja Giorgia Meloni që qëndroi me pushime për 4 ditë në Vlorë dhe pasi u njoh me situatën gjatë bisedës me kryeministrin Rama, i kërkoi ambasadës italiane në Tiranë që të paguajë faturën e darkës së papaguar. Së fundmi ka reaguar edhe gazetari Tommaso Cerno, drejtor i së përditshmes L’identita. “Gjest i bukur nga Meloni që pagoi llogarinë e grupit të hajdutëve italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblejë Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, do të falimentonte”, thuhet në postimin e gazetarit Cerno, njëkohësisht ish senator i PD. 

Postimi i tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ku mes tyre që kanë replikuar është edhe kantautori Ermal Meta, i zhvendosur në Itali që në moshë të hershme dhe që është shpallur dy herë fitues i festivalit të sanremos.  

I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara nga Perëndimi, (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm. Vendet e zakonshme shpesh maskohen, por sapo kalon një situatë dhe ngrysin vetullat regojnë veten për atë që janë. Që janë të vegjël. Dhe më vjen keq sepse mendoj se jeni një njeri shumë inteligjent', shkruhet në reagimin e Ermal Metës.

Një tjetër reagim më i ashpër në postimin e Tommasso Cernos ka ardhur nga sipërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta. Përmes një postimi në Tëitter Likmata thotë se erdhi në Itali nga Shqipëria kur ishte vetëm 11 vjec.

“Shqiptarët, e sidomos fëmijët kanë paguar një çmim të lartë për mënyrën sesi mediat italiane i kanë trajtuar. Për vite me radhë na keni bërë të ndihemi të pavlerë. Ishim pa shtetësi, si hije të tmerruara nga paragjykimi që përgatitej transmetohej çdo ditë në mediat”, thotë Likmeta. Duke vazhduar më tej ajo thotë se qeveria shqiptare nuk i detyrohet asgjë Italisë. “Nëse duhet të vazhdojmë këtë debat, p.sh duhet të ketë shpjegim për vdekjen e 103 shqiptarëve të dëshpëruar që u mbytën në kanalin e Otrantos dhe ende sot nuk kanë marrë drejtësi. Kryeministri Rama bëri shumë mirë që e la Melonin të shijonte antipastën e asaj urrejtjeje dhe paragjykimesh, viktima të së cilës kemi qenë ne shqiptarët në Itali dhe në botë”, përfundon Likmeta duke I bërë thirrje gazetarit që të informohet para se të shkruajë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/08/2023 00:16

    /LORI/,per namin e keq,shqipot nuk mund te akuzojne asnje shtet,pervec vetes.Para nja dy ditesh ne nje koment thashe perafersisht qe ceshtja e restorantit duhet mbyllur sepse si neve,si Italia nuk jemi me te mire se njeri-tjetri kur behet fjale per imazhin qe kemi lene te njeri-tjetri dhe ne bote historikisht,por duket qe asnje pale nuk pranon te terhiqet dhe e mbajne artificjalisht te ndezur debatin per nje rast si ky qe ndodh kudo e eshte mjaft i rendomte.

    Përgjigju
  • Kallam gomaresh: 21/08/2023 17:04

    Vjedhjet e SHQIPTAREVE apo italianeve i kane bere burg ato qe kane bere veprat , Italia nese merret me kete muhabet kur shtete si gjermani etj po ikin ne hene do mbetet edhe Italia sikur Shqiperia ndoshta 40 vite prapa ne kohe… Iku muhabeti restorantit , tani ai restorant ka histori dhe muzeun “4 italiani” si nje fabul e turizmit te antipatreas dhe unescos ne Berat ! Lind pyetja italia do munde ne 2024 per ekonomi francen dhe gjermanine apo do merret me llafe adriatiko-joniane me shqiperine, shqiptaret e moren nje “rreklame” falas ne gjithe boten ne kete rast , Italia tani duhet te rritet ekonomikisht pasi po vjen fatura e dritave ne dhjetor sa qimet e kokes , ndaj edhe Italia dhe Greqia sikurse ne football nuk kane me shume differenca me vende te tjera ne EU , po barazohen ujerat

    Përgjigju
  • emi: 21/08/2023 16:42

    Kam qen emigrant nga ato te fillimit keshtuqe eshte e vertet qe ne nè itali i kemi ber te gjitha sa i kemi nxjerr zinè, nga halli jo nga qefi, megjithate italianet nga ne kan perfituar nga krahet e jona dhe nga qerat e shpijave qe paguanim, un mendoj qe mediat duhet te shkruajne vetem kur gjerat si kjo behen te shpeshta dhe jo siç u be nami per nji rast te vetem, keshtuqe te na vi turp te gjitheve

    Përgjigju
  • Lori: 21/08/2023 16:01

    Respekt per te gjith Shqipetaret ku ndodhen neper bote Jo vetem ne Itali por edhe ne Greqi sepse ishin keta dy shtete qe i nxoren namin e keq Shqiperis Por arroj Italia se sa shume ka per tu paguar Shipetareve kur i hodhi ne det Ashtu si edhe Greqia qe i detyro nin te ndronin emrat punonin e nuk i jepnin leket Prandaj Shqipetar te dashur kudo qe jeni ngriheni zerin mos kini frike Te jemi te gjithe bashke per te rruajtur dinjitetin ton si Shqipetar Sepse kjo i terbone me shume

    Përgjigju
  • Ana: 21/08/2023 15:07

    Respekt per keta shqipetare qe me ne fund ngrene koken dhe i kundervihen kujdo qe mendon se mund ti perkembin shqipetaret kudo ku jane sic e kan bere vite me radhe , per njeres te tille ka nevoj vendi.

    Përgjigju
    • Durresi: 22/08/2023 21:56

      Resoekt leshi eshte e vertete ajo qe thote gazetari italian debil

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?