Pajisjet qe u zbuluan ne banesen e shqiptareve ne Itali

Kronikë
Top 24

Italianët zbulojnë laboratorin e heroinës dhe kapin vëllanë e biznesmenit shqiptar (Emrat)

17 Tetor 2018, 22:47| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 22:53

  • Share

Policia italiane gjatë një operacioni pak ditë më parë arrestoi 9 persona, mes të cilëve 5 shqiptarë për trafik kokaine dhe heroine në Bergamo, ndërkohë që sot janë zbuluar detaje të reja. 

Katër nga shqiptarët e arrestuar janë; Saimir Sallaku, Agim e Enkelejdi Bejko dhe Drita Selimaj, që më pas u la në arrest shtëpie. Në banesën e shqiptarëve u gjet një laborator droge, ndërsa janë sekuestruar 12.5 kg heroinë me vlerë mbi 400 mijë euro.

Laboratori ishte në pronësi të dy shqiptarëve Agim Bejko, 69 vjeç dhe djalit të tij  Enkelejdi 44 vjeç, që u arrestuan, ndërsa trafiku sipas mediave të vendit fqinj, drejtohej nga Saimir Sallaku, i cili është vëllai i biznesmenit dhe pronarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio” Gëzim Sallaku.

Shqiptarët janë arrestuar gjatë momentit kur Sallaku dhe Bejko po u jepnin drogën dy italianëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe një sasi e vogël kokaine dhe marijuanë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?