VIDEO/ Italiani humbi në Dajt, policia e gjen pas 5 orë kërkimesh

9 Mars, 10:56| Përditesimi: 9 Mars, 13:41

  • Share

Tirane- Policia i ka ardhur në ndihmë një turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 8 marsit, ishte marrë njoftimi se 1 turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar mes dy fshatrave.

Menjëherë u organizua një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?