Italiani i njohur Stefano Bollani spektakël në Opera, këndon me publikun shqiptar “Kallma cigaren”

30 Janar, 17:01| Përditesimi: 30 Janar, 20:00

  • Share

Ka luajtur në skenat më prestigjioze nga “La Scala” te Orkestra e Parisit, Italiani i njohur Stefano Bollani, shënoi me koncertin e tij vokalo-simfonik mbrëmjen e së hënës në Teatrin e Operas një spektakël të vërtetë.

Performanca në piano solo nisi me pjesët e kompozuara nga vetë ai, “Prelude” dhe “Argentata” nga albumi fitues i Diskut Platin “Rhapsody in Blue”.

Siç pati premtuar, gjatë mbrëmjes muzikore nuk mungoi ndërveprimi me publikun. Artisti multidimensional i surprizoi të pranishmit që kishin tejmbushur sallën duke kënduar edhe shqip duke kënduar "Kallma cigaren'

Bollani performoi në piano pjesë italiane të njohura si “ Battagliero” nga Tienno Pattacini apo “8 e ½” nga Federico Fellini.

Pianist, kompozitor, këngëtar, Bollani gjithashtu moderon ‘Via dei Matti’ në Rai 3 me bashkëshorten aktore Valentina Cenni. Artisti multidimensional nga Italia, pas mirëpritjes nga publiku shqiptar, premtoi rikthimin.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vera: 30/01/2024 22:17

    Dhe te mendosh qe publikun ramistallar shqiptar e "emocionon" jo klasikja por tallavishtja Kallma Cigaren. Pika qe su bie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?