Italiani i rikthyer në aerodromin e Gjirokastrës! 2 këshilla për të zhvilluar avio-turizmin!

16 Gusht, 12:54| Përditesimi: 16 Gusht, 13:01

  • Share

Gjirokastra po kthehet në një nga destinacionet më të pëlqyera të turistëve jo vetëm për historinë dhe arkitekturën e veçantë që mbart qyteti, por edhe për turizmin ajror.

Aerodromi i Gjirokastrës po pret gjithnjë e më shumë turistët e ajrit, jo vetëm parashutistë, por në pistë vijon prej muajsh të ulen avionë të vegjël sportivë.  

I rikthyer është edhe italiani Massimiliano Chianti, i cili e vlerëson Gjirokastrën si një nga prej atraksioneve më të veçanta.

“Turizmi ajror apo avio-turizmi, është shumë popullor dhe jemi shumë të lumtur që kemi ardhur në Gjirokastër, është një qytet fantastik. Pista është shumë e mirë, lehtësisht e dukshme nga ajri dhe me pozicion shumë të lehtë për tu gjetur. Është e rëndësishme të zhvillosh avio-turizmin sepse janë realisht dhjetëra mijëra pilotë të gatshëm për të ardhur këtu”, shprehet Chianti. 

Megjithatë për Chiantin mungesa e infrastrukturës së nevojshme është penalizuese.

“Duhet fillimisht vullneti për të zhvilluar këtë lloj turizmi. Duhet të ketë një doganë, jo doganë të përhershme, mjafton të njoftohet 48 orë para për ata që do vijnë. Për aeroportin e Nënë Tereza është e vështirë që mes gjithë fluksit të presë edhe avionët e vegjël. Nëse do të kishte edhe karburant që përdorin avionët do të ishte shumë fantastike. Ne e kemi sjellë me vete”, thotë piloti.

Gjirokastra do të jetë porta e dytë hyrëse në jugun e vendit. Qeveria ka planifikuar ndërtimin e një tjetër aeroporti veç atij të Vlorës, dhe gara për ndërtimin e tij pritet të hapet brenda këtij viti. 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?