Foto nga vendngjarja

Kronikë

Italiani ju dha 5 mijë euro për t'i vrarë vëllanë kardiolog, e pësojnë keq nënë e bir shqiptarë

18 Maj 2018, 21:05| Përditesimi: 18 Maj 2018, 21:11

  • Share

Dy shqiptarë, nënë bir, kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për tentativë vrasjeje. Mediat fqinje raportojnë se 60-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj kanë marrë 5 mijë euro nga një italian, i cili ju ka kërkuar atyre t’i vrasin vëllanë e tij, kardiologun Massimo Correra.

Plani i vrasjes është organizuar nga vëllai i kardiologut, 53-vjeçari Maurizio Correra, që rezulton të jetë me precedentë penalë. Ai ka rënë në pranga së bashku me dy shqiptarët, 60-vjeçaren Haxhire Tusha dhe djalin e saj 24-vjeçar, Shpëtim Rizvani.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 27 marsit, kur kardiologu Massimo u qëllua me pistoletë nga shqiptarja teksa po dilte nga shtëpia e tij së bashku me djalin minoren. Fatmirësisht, plumbat nuk e kanë kapur mjekun, i cili ka arritur të shpëtojë mrekullisht së bashku me djalin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anonim: 19/05/2018 11:44

    ua???? cfare injorance??? vritet tjetri per 5,000 mije euro???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: