Gabriele Tarroni Longinotti, Paro Laçi dhe Sali Lusha

Italiani që denoncoi inceneratorët bën biznes me krahun e armatosur të Berishës

14 Prill 2023, 12:31| Përditesimi: 14 Prill 2023, 12:38

  • Share

Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, i cili denoncoi se Bashkia Tiranë me financime nga iranianë do blinte inceneratorin e çmontuar në Rumani për ta sjellë në Shqipëri rezulton se ka bërë biznes me Paro Laçin, krahun e armatosur të Sali Berishës.

Longinotti shfaqet ortak me Paro Laçin te kompania Alinat Wealth Managmend.

Paro Laçi, ndërkohë është një biznesmen i akuzuar i dënuar për vepra penale të trafikut të lëndëve narkotike në 2011 nga autoritet italiane ku dhe u ekstradua në vitin 2014.

Biznesmeni i dënuar Laçi njihet edhe si njeri tepër i afërt i Sali Lushës të cilët të dy së bashku akuzohen se në vitin 2002 goditën ish-ministrin e jashtëm Paskal Milo në Bruksel.

Në vitin 2022, Paro Laçi është rreshtuar krah Lulzim Bashën kur lindën konfliktet brenda Partisë Demokratike por më pas është tërhequr dhe mban distancë por ai vazhdon të mbajë lidhjet me ata që quhen grupi i Armatosur i Sali Berishës./ Hashtag.al

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keta !: 14/04/2023 14:53

    Jane shkerdhata dhe zorra e bythes se shoqerise shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?