Itali/Artisti Helidon Xhixha çel ekspozitën “Dritë, rilindja e Venecias”

12 Tetor 2020, 14:38| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 15:16

  • Share

7 vepra arti instalohen në hapësirën e Arsenalit. Quhet "Dritë, rilindja e Venecias", ekspozitë personale e Helidon Xhixhës skulptor i lindur në Durrës në një familje artistësh dhe me një karrierë ndërkombëtare. Skulptura në çelik, metal industriale, në sipërfaqe të së të cilave pasqyrohet qyteti i Venecias dhe drita e hënës.

“Gjithmonë kam dashur që t'i harmonizoj veprat e mia me dritën. Dhe në këto kohë të errëta që ne kemi nevojë për dritë, dhe Venecia, e gjithë bota pasi në endemi në pasiguri, arti ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm. Ka treguar të vërtetën. Dhe është ajo që unë dua të tregoj përmes dritës dhe artit tij, rilindjen e Venecias”, shprehet për TGR artisti Helidon Xhixha.

Është një raport i konsoliduar ai midis Xhixhës dhe Venecias, përshkruajnë mediet italiane, pasi artisti durrsak në Bienalen e vitit 2015 ekspozoi instalacionin e Ajsbergut, një skulpturë që qëndronte pezull në ajër në Canal Grande dhe që tani kthehet në Arsenal. Një vepër që mbart në vetvete të njëjtën forcë denoncimi të pasojave të  ndryshimeve klimatike, për një art që heton realitetin .

“Arti ia del mbanë gjithmonë. Kështu që edhe pse është një periudhë izolimi ku të gjithë janë të frikësuar për të ardhmen për të nesërmen, artisti është ai që bën gjithmonë një hap para”, shprehet kuratori Klod Dedja.

 Ekspozita "Dritë, rilindja e Venecias" mund të vizitohet nga publiku deri në 20 dhjetor.

1602508582_1602506223helidon.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?