Itali-Gjendja e jashtëzakonshme Covid-19/ Conte: Do t'i kërkojmë Parlamentit zgjatje deri në fund të Janarit 2021

1 Tetor 2020, 16:24| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 16:26

  • Share

Në Itali zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme përtej 31 dhjetorit duket se tashmë është një realitet. Kryeministri Giuseppe Conte tha sot se do ti kërkojë parlamentit zgjatjen e mësaj mase deri në fund të muajit janar.

‘Situata është komplekse’- tha kryeministri Italian. "Ka çështje kritike që ne nuk i fshehim. Do të vazhdojmë t'i ndjekim ato dhe do të përpiqemi t'i zgjidhim në javët dhe muajt e ardhshëm. Edhe sfidën e vështirë të rihapjes së shkollave do ta fitojmë të gjithë së bashku".

Situata e pandemisë në Itali vazhdon të jetë e moderuar, krahasuar me disa vende europiane të tilla si Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Dje sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, në vend u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi dhe 1851 raste të reja positive.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.894 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 314.861

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?