Bota
Top 24

Itali-Hungari kundër emigrantëve, 'pakt' mes Salvinit dhe Orban, 'Kalë Troje' për Europën

2 Shtator 2018, 22:36| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 22:45

  • Share

Qëndrimi kundër emigrantëve i kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe zëvendëskryeministrit, njëkohësisht ministër i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini mund të jetë një Kalë Troje në Europë. Ky koment vjen pas takimit të mbajtur të martën mes dy politikanëve Orban dhe Salvinit të cilët njihen për qendrimin e tyre kundër emigrantëve. Orban një anti-emigrant i përhershëm e përshkroi Salvinin si heroin e tij referuar qëndrimeve të këtij të fundit ndaj anijeve me refugjatë të cilat Salvini nuk i lejoi të zbarkonin në portet italiane.

Pas takimit të tyre të martën në Milano, Salvini tha se shpresonte që ky të ishte vetëm takimi i parë i tyre në vazhdën e shumë takimeve të tjera me Orban për të ndryshuar fatin e Europës. Një marrëdhënie e tillë mes dy figurave të ekstremit të të djathtë mund të jetë një "Kalë Troje" për krerët e BE-së. Ndërkohë, fraksionet e ekstremit të djathtë në të gjithë BE-në parashikohet të arrijnë fitore të mëdha në zgjedhjet e Parlamentit Europian majin e ardhshëm, një mundësi që vjen vetëm një herë në pesë vjet dhe premton një ndikim të madh rajonal mbi politikat, kryesisht të migracionit.

Jerome Riviere nga ekstremi i djathtë i Francës, i njohur më parë si Front Kombëtar, ishte optimist se rezultatet e zgjedhjeve do të favorizonin partitë euroskeptike.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?