Kokainë nga Holanda në Itali, 5 shqiptarë në pranga, një në kërkim! Organizatori dhe i besuari që mblidhte lekët kapen në Lushnje (EMRAT)

9 Qershor 2020, 14:55| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 15:42

  • Share

Karabinierët e Borgo San Lorenzo, pranë Firences në Itali në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit në Shqipëri ‘kanë çmontuar’ sot një organizatë kriminale në përfundim të hetimeve të dosjes së ashtuquajtur “car sharing”.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Në Shqipëri u arrestuan Klevis Çela 34 vjeç, person me precedent penal dhe Shpat Zeqo 35 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnje. Në Itali u arrestuan H. SH. 28 vjeç dhe A. M. 45 vjeç, nga Lushnja si dhe D. T. 28 vjeç nga Durrësi,  të tre me banim të përkohshëm në Itali. Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, Klevis Çela në rolin si organizator,  koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Shpat Zeqo në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal kontrabandonte lëndën narkotike kokainë  dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu Shpat Zeqo ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Hetimi filloi pas një operacioni të kryer më parë gjatë të cilit u arrestuan nëntë persona për trafik ndërkombëtar droge të importuar kryesisht nga Hollanda. Grupi i ndaluar këtë mëngjes ishin ata që furnizonin me kokainë grupin e shpartalluar në 2018.

Shqiptarët lëviznin për makina me qira (të adaptuara me një fund tabani të dyfishtë) në mënyrë që të bëjnë gjurmueshmërinë e lëvizjeve të tyre më komplekse pë karabinierinë. Dorëzimet, me shumicë dhe pakicë, bëheshin në vende të pa rrahura nga njerëzit dhe një vendbanim në Prato.

Qarkullimi i mallit nga ana e organizatës ishte i madh. Ata kishin ‘trajtuar’ dhjetëra kilogramë kokainë në periudha të shkurtra (janar - mars 2018), me vlerë shitje 30-35 mijë euro secila ngarkesë.

Grupi hetimor ka dokumentuar rreth 200 ngarkesa kokainë të pastër dhe e cilësisë së lartë midis dhjetorit 2017 dhe maj 2018 vetëm në provincën e Firences, gjë e cila çoi në hetimin e njëmbëdhjetë personave të tjerë.

Gjatë hetimit, u arrestuan gjithashtu 6 persona të tjerë të cilëve iu sekuestruan 14 pako kokainë me peshë totale 14.5 kilogram, 1.2 të tjera të së njëjtës substancë, 2.7 marihuanë si dhe dy pistoleta si dhe një shumë parashë prej mbi 30 mijë euro.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gzim: 10/06/2020 11:46

    Mos fol budalliqe ti Kapter Ramiu je i brendshem apo pjes e hetimit? Apo do te biesh ne sy?

    Përgjigju
  • Anonim: 10/06/2020 11:37

    Po mir o esht vellai i nje funksionari te lart por veprimet jan individuale jo kolektive nuk mendoj se vellai duhet te mbaj pergjegjsi per vellain

    Përgjigju
  • Kapter Ramiu: 10/06/2020 04:21

    Ky Shpati eshte vellai i nje funksionari te larte ne policine e shtetit. Edhe makinat i merr me qera neper institucione financiare ne emer te gruas.

    Përgjigju
    • Kapter ramiu motren: 12/06/2020 04:35

      O kapter ca ka te keqe te maresh makinat ne emer te gruas?dhe eshte nje hetim qe eshte ber nga policia italiane nuk ka lidhje ktu nuk eshte i denuar eshte i ndaluar ti duhet ta dish mir se polic me dukesh.dhe ku hyn i vellai ktu ka shtepin e vet.prandaj mos u ndje co ate rrogen ne shtepi.

    • Kapter ramiu motren: 12/06/2020 04:27

      O kapter ca ka te keqe ktu qe makinat ti maresh ne emer te gruas?apo do muabet ti?

    • Roni: 10/06/2020 08:35

      Ku esht problemi ktu?!!Cdo individ mban pergjegjesi per Veten e vet

  • Kafsha: 09/06/2020 19:01

    Derrmojini! Mos lini më asnje baj ge të na nxjeri bojen! Mjaft më me minj

    Përgjigju
  • Viktor: 09/06/2020 15:05

    Jo

    Përgjigju
    • JOQ: 09/06/2020 18:12

      O Vikoro...zoti të dhëntë jetë se më shkrive.:).

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?