Luigi Di Maio i Lëvizjes 5 Yjet

Bota

Itali/Lëvizja 5 Yjet ka kërkuar që presidenti Matarella të largohet

28 Maj 2018, 10:10| Përditesimi: 28 Maj 2018, 14:42

  • Share

Udhëheqësi i partisë politike 5 Yjet të Italisë ka kërkuar që Presidenti Matarella të largohet, pas vendosjes së refuzimit mbi kandidatin për Ministër të Financave të Paolo Savonas.

Dështimi i formimit të qeverisë Conte ka shkaktuar reagim të fortë tek lëvizja 5 Yjet e cila kërkon dorëheqjen e presidentit Matarella, dhe thotë që do të vërë në zbatim nenin ‘90 të Kushtetutës Italiane, e cila parashikon vënien në akuzë të Presdientit të Republikës përballë parlamentit në rast se dyshohet për tradhëti të lartë e atentat ndaj Kushtetutës italiane.

Luigi Di Maio deklaroi se presidenti Sergio Matarella ka shkaktuar një krizë kushtetuese duke refuzuar kandidatin Savona.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?