Miliarderi sipërmarrës Italian, Flavio Briatore është identifikuar pozitiv me Covid dhe ndodhet i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano.
Sipas mjekëve ai për momentin nuk ndodhet në repartet e terapisë intensive por gjendja e tij shëndetësore konsiderohet serioze.
Gjithashtu janë identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit edhe 52 persona të tjerë, shumica e të cilëve asimptomatikë dhe që janë staf i klubit që ai ka në Costa Smeralda
Klubi simbol i sipërmarrësit javët e fundit ka qënë në qendër të polemikave pas urdhërit për mbylljen e klubeve të natës.
Miliarderi ishte përpjekur më parë ti rezistonte zbatimit të urdhëresës duke polemizuar edhe me kryetarin e bashkisë së Arzachena, Roberto Ragnedda.
Costa Smeralda javët e fundit ka qenë në qendër të polemikave për rritjen e jashtëzakonshme të rasteve të reja të infeksioneve, gjë që i atribuohet mbrëmjeve në klubet e natës dhe ato të modës në qytetin e Sardenjës.
Muajin e fundit shumë personazhe VIP vendas dhe të huaj kanë preferuar Sardenjën si destinacion i tyre për pushimet e verës.
Përgjatë muajit gusht në tavolinat e klubeve të tij janë ulur personalitete të njohura si Zlatan Ibrahimovic, Siniša Mihajlović, Diletta Leotta dhe Paolo Bonolis