Autori i golit të Italisë Frattesi

Italisë i mjafton Frattesi kundër Kanadasë, 'axurrët' llogarisin vetëm fitoren kundër Shqipërisë! Franca nuk 'shkrep' (VIDEO)

10 Qershor, 11:22| Përditesimi: 10 Qershor, 11:27

  • Share

Italia e ka mbyllur me sukses ndeshjen miqësore kundër Bosnje-Hercegovinës, që ishte e fundit në kuadër të përgatitjeve kundër Shqipërisë në Evropian. Axurrët fituan minimalisht 1-0 me një gol tejet të bukur të Fratessit, ndërsa gjatë gjithë lojës patë mundësi për të dyfishuar rezultatin.

Megjithatë trajneri Spalletti e cilësoi si një test të suksesshëm, duke qenë se zbriti në fushë me një formacion të ndryshuar dhe kërkonte të shuante disa pikëpyetje për lojtarët. Chiesa dhe Scamaca, por edhe autori i golit, ishin futbollistë që dhanë prova shumë të mira pak ditë para ndeshjes me Shqipërinë.

Në Itali ndërkohë kanë nisur të bëjnë llogaritë dhe janë fokusuar totalisht te përballja me kuqezinjtë e Sylvinhos, pasi një 3 pikësh do ti jepte një bonus të madh kualifikimi. Kjo në një kohë kur nga grupi dalin direkt dy skuadra, ndërsa kualifikohen edhe 4 skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Ndërkohë Franca e ka mbyllur në një barazim pa gola miqësoren e zhvilluar në Bordo kundër Kanadë. Gjelat, të cilët janë edhe pretendentët kryesore për fitimin e Evropianit në Gjermani, patën më shumë raste, por nuk arritën të konkretizonin asnjë prej tyre. Për t’I evidentuar dy traversa, e para për francezët nga Turam dhe e dyta për kanadezët.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?