Tre etapat e nisjes së 'Giro D'Italia' në Shqipëri do zhvillohen nga 9-11 maji 2025. Tanimë janë mësuar edhe tre itineraret, ku spikat ajo e ditës së tretë që nis nga Vlora, përshkon një pjesë të mirë të bregdetit të jugut dhe përfundon po në Vlorë.
Itinerari, dita e parë
9 maj 2025 - gjatësia 164 kilometra
Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë 'Giro D'Italia' 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.
Itinerari, dita e dytë (Kronometër)
10 maj 2025 - gjatësia 13.7 kilometra
Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi "Skënderbej", në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit dhe do ketë gara të kronometruara për shpejtësinë.
Itinerari, dita e tretë
11 maj 2025 - gjatësia 160 kilometra
Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë
Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë - Peshkëpi - Qafa e Dushkut - Brataj - Qafa e Shkallës - Porto Palermo - Himarë - Qafa e Vishës - Iliaz - Qafa e Llogarasë - Orikum dhe fundi po në Vlorë.
Lajmi kryesor:
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
S.Dh/ReportTv.al
