Kronikë

Iu arrestua bashkëshorti për krime zgjedhore, reagon Elda Hoti: Policia e Shtetit po përdoret nga Ulsi Manja, ditët e shtypjes së zërit opozitar drejt fundit

11 Maj, 10:49| Përditesimi: 11 Maj, 10:54

  • Share

1734535569_eldahoti.JPG

Kandidatja e PD, Elda Hoti ka reaguar pasi iu arrestua bashkëshorti për krime zgjedhore. Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se “Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm”.

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit. Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.

Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.

Ata që blenë vota dhe shantazhuan, votuesit janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim.  Njëshat nuk ka regjim që i ndal. Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite", thuhet në reagim. 


Lajmi kryesor:

Arrestohet duke bërë vetëgjyqësi burri trafikant i kandidates Elda Hoti, ndaloi makinën e drejtorit të Arsimit në Mirditë: Blen vota për PS! Policia: Zyrtarit s’iu gjet asgjë, mbështetësit e PD me lista zgjedhësish (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?