Iu bashkua Këshillit Kombëtar, Murrizi në ‘5 pyetjet’: Erdhi PD te unë! Bashkimi 100% i demokratëve s’do të ndodhë! Gjykata t’i jap vulën Alibeajt, ne kemi votat

9 Maj 2022, 22:16| Përditesimi: 9 Maj 2022, 22:48

  • Share

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Muslim Murrizi është skeptik për bashkimin e demokratëve, ndonëse prej kohësh kjo ka qenë kryefjalë e zhvillimeve më të fundit në selinë blu. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, Murrizi tha se PD-ja është e ndarë në tre pjesë, përveç Rithemelimit, prandaj e shikon gati të pamundur bashkimin 100%.

“Ndahen në 3 grupime PD. Një pjesë që shkojnë në bindjen që Basha do të rikthehet, një pjesë janë skeptikë, të pavendosur, kjo është mungesë kurajo, kanë kohë të krijojnë një grup të ri ose duhet të vendosin. Kjo pjesë do të anojë diku. Pastaj është ‘Rithemelimi”. Nuk shoh mundësi bashkimi, buka e thyer nuk ngjitet me pështym. E ngjit pushteti kur e ngjit, jo opozita. Në opozitë kjo vështirësohet. Ngjitjet artificiale, se buka nuk mban saldim, pra një bashkimi 100% s’ka për të ndodhur. As PS s’është 100% e bashkuar”, tha Murrizi.

Rikthimin në Këshillin kombëtar të PD-së, për Murrizin kjo nuk do të thotë që ai do të ndryshojë.

“Erdhi PD në rrugën time, nuk shkova unë te PD. Unë ndihem rehat me veten, nuk ndryshojë”, tha Murrizi.

Ai është ndalur dhe te vendimi i Apelit që pritet lidhur me ankimimin e kreut të grupit parlamentar demokrat për statutin e PD-së, ku thekson se ndonëse gjykata mund t’i japë të drejtë, por sipas tij, Alibeaj nuk ka mbështetjen më të madhe të deputetëve demokratë.

“Le t’i japin çfarë të duan, partia funksionon me vota! Sigla është targë, ka pamjen e vetë në pamje të parë. Nuk të bën as zyra, as sigla, as vula, por vota”, përfundoi Murrizi në Report Tv.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?