Iu bashkuan luftëtarëve në Siri, SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste: Dënimi të konvertohet në shërbim prove

23 Janar, 11:14| Përditesimi: 23 Janar, 11:35

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për 5 nga gratë e akuzuara që shkuan në Siri dhe iu bashkuan një grupi tjetër shqiptarësh për xhihad. SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg por për shkak të dënimit të shkurtuar, atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.

Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO. SPAK mori nën hetim gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014 duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, të pandehurat mohuan akuzat ndaj tyre duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht në Siri dhe se nuk kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake të huaja.

Nga viti 2015 prokuroria e krimeve të rënda e më pas SPAK, kanë ngritur akuza ndaj një grupi personash të drejtuar nga Almir Daci, për dërgimin në Siri me qëllim pjesëmarrjen në luftime të mbi 90 shtetasve shqiptarë, përfshirë edhe gra e fëmijë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?