Iu bë atentat disa ditë më parë, Durim Bami paraqitet në Komisariat dhe dëshmon: S'i njoha autorët, ika se i druhesha një sulmi tjetër

9 Nëntor 2020, 10:07| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 15:41

  • Share

Durim Bami, të cilët iu bë atentat pak ditë më parë në afërsi të Urës së Tapizës shkoi vullnetarisht sot në Policinë e Krujës. Pas disa ditë kërkimesh nga ana e uniformave blu, të cilat nuk arritën të binin në gjurmët e tij, Bami vendosi këtë të hënë të fliste para grupit hetimor rreth asaj cfarë i ndodhi.

"Jam larguar nga vendi i ngjarjes dhe jam fshehur pasi i druhesha një sulmi tjetër të mundshëm me armë. Nuk kam arritur që të identifikoj personat që kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin kam qenë në lëvizje", ka thënë ai.

Automjeti me të cilin udhëtonte Durim Bami u qëllua me pesë plumba, të cilët nuk arritën të kapnin atë. I plagosur lehtë në këtë ngjarje mbeti kushëriri i tij, Ervin Kodra. Ky i fundit u mjekua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Kodra fillimisht para grupit hetimor ka mohuar që po udhëtonte me Durim Bamin, por më vonë ka rrëfyer ngjarjen, duke u treguar i rezervuar në lidhje me vendndodhjen e tij.

Deri tani, Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa dyshimet janë për ndonjë konflikt tjetër të mundshëm të të fortit të Niklës me persona të tjerë në zonë. Automjeti me të cilin udhëtonte Durim Bami me kushëririn e tij ishte jo i blinduar dhe me targa italiane.

Mjeti që përdorën atentatorët u gjet disa orë më vonë i djegur në Valias, ndërsa në brendësi të tij u gjetën edhe pjesë të një arme të djegur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?