Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka dalë nga gjendja serioze shëndetësore dhe është jashtë rrezikut, ka thënë zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën. Robert Fico do të vijojë të jetë nën kujdes intensiv.
“Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tij vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.
Fico, 59 vjeç, u qëllua të mërkurën teksa ecte për të përshëndetur mbështetësit pas një takimi të qeverisë në qytetin qendror të minierave Handlová.
Fico iu nënshtrua një operacioni 5-orësh të mërkurën dhe një operacioni të dytë të premten. Për tentativë vrasje është akuzuar një ish-roje sigurie dhe poet amator Julian Cintula 71 vjeç i arrestuar në pritje të gjykimit.
Cintula e ka qëlluar katër herë, teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij.
Fico është në pushtet prej kur partia e tij populiste e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar.