Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të cilët ranë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, rezultojnë pjesë e grupeve kriminale në këtë qytet. Bëhet me dije se Lulzim Bitri kishte lidhje të ngushta me Talo Çelën, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj si dhe për grabitjen në Rinas.
Ndërkohë rezulton se Ardian Çollaku (Subashi), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, është hetuar për vrasjen e Everest Çakës, ngjarje e ndodhur më 11 maj të këtij viti, ku dyshohet se Çakaj ka patur lidhje direkte në ekzekutimin. Po ashtu bëhet me dije se pas dënimit në Itali, Çollaku nuk u shkëput nga veprimtaria kriminale, ndërsa vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.
Ka dyshime se ai ka bashkëpunuar edhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë më 29 dhjetor 2018 në Bradashesh.
Lulzim Bitri ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, ndërsa Ardian Çollaku mbeti i plagosu rëndë, pasi u qëlluan me breshëri automatiku në Bradashesh, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve. Dyshohet se ata janë vrarë për larje hesapesh, por hetimet vijojnë ende për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Lajmi kryesor:
Atentat në Elbasan, dy të vdekur! Viktimat me precedent penal, njëri i lidhur me Talo Çelën, tjetri i hetuar për vrasjen e Everest Çakaj! Gjendet i djegur në Balldre automjeti i autorëve
//ReportTv.al