Iu bë atentat me armë zjarri gjatë fjalimit, Donald Trump do të merret në pyetje nga FBI

29 Korrik, 18:00| Përditesimi: 29 Korrik, 18:22

  • Share

Ish-presidenti Donald J. Trump ka pranuar të intervistohet nga FBI si pjesë e hetimit për motivet e 20-vjeçarit që tentoi ta vriste atë gjatë një mitingu fushatës në Pensilvani më 13 korrik, thanë zyrtarët e byrosë, sipas The Ëashington Post.

"Ne duam të marrim këndvështrimin e tij për atë që ai vëzhgoi, si çdo dëshmitar tjetër", tha Kevin Rojek, kreu i zyrës në terren të byrosë në Pittsburgh. 

Zyrtarët e FBI-së thanë se hetimi i tyre nuk ishte i orientuar tek analizimi i dështimeve të sigurisë nga Shërbimi Sekret që e lejuan Crooks të arrinte disa qindra metra larg zotit Trump për të qëlluar.

Hetimi, thanë ata, ka qenë tërësisht i përqendruar në përcaktimin nëse ai ishte i motivuar politikisht.  Ata nuk kanë gjetur asnjë provë që sugjeron këtë deri më tani dhe për të zbuluar nëse ai ishte pjesë e një komploti më të madh.

Sipas FBI, Crooks kreu edhe kërkime në internet për atentate të mëhershme, pajisje shpërthyese të improvizuara si dhe tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico në fillim të këtij viti.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?