Lirohet nga burgu "i forti" i Shkodrës Lulzim Kulla. Në seancën e zhvilluar sot në gjykatën e Gjirokastrës, vendimi i gjyqtarit Arben Dosti ka qenë dënimi i Kullës me 1.5 vite burg pasi tentoi të kalojë drejt Greqisë me një pasaportë false në muajin korrik të këtij viti.
Por pasi është dhënë vendimi ai është liruar në sallën e gjyqit pasi sipas gjykatësit vlerën e dënimit Lulzim Kulla e ka vuajtur gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim. Gjithashtu gjykata ka marrë parasysh edhe gjendjen e tij shëndetësore pasi ai vuan nga kanceri në prostatë, ka një këmbë të dëmtuar dhe njëherazi ka mbetur shurdh nga një atentat me tritol dhe për rrjedhojë e ka lënë atë të lirë.
Lulzim Kulla është një personazh i njohur në Shkodër. Në 13 janar të këtij viti atij iu bë atentat me tritol me një motoçikletë në lagjen "Partizani" në Shkodër, të cilit ai i mbijetoi por me dëmtime në trup. Pas këtij momenti ngjarjet kriminale pasohen njëra pas tjetrës në Shkodrës, ndërsa 10 gusht të këtij viti në një atentat me armë zjarri në qendër të Shkodrës, ekzekutohet Fatbardh Lici, kunati i Lul Kullës.
Gjobëvënie, kultivim kanabisi dhe i përfshirë në vrasje/ E shkuara e errët e Lulzim Kullës
Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.
Në qershor të vitit të kaluar, Lulzim Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.
Lulzim Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lulzim Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.
Trim si Bardh Lici nuk ka pas shkodra e burr me bes e bujari jo si x persona qe jan te pa bes lule xhenet o Bardh Lici
PërgjigjuPolicin e ka vra bracja me urdher te sokol licit per me prish kafet e lulit me bajrat. Me i fut ne sherr pasi ato jan pajtua dhe kan pi kafet Kamorra e gjalle por sju ka ec dhe bajrat e kan kuptu lojen dhe kan vra bardhin.
PërgjigjuKur te permendesh bardhin duhen me lah gojen se trim e burr si Bardh Lici nuk ka pas shkodra Lule xhenet o Bardh Lici
O shkodrani , o kuksjani Tan e dina ca bahet neper shkoder. E zeza e kti qytet jan BAJRAT dhe LICT. Lul kulla ska lidhje me lict se ka 10 vjet qe nuk flasin ner vete. Un lict i kam komshi e dihen gjanat neper shkoder. Tana vrasjet i kan ba kto dy fise , e din sheti e tan shkodra. Luli a gjys robit ai ka mbet i demtum nga atentati i janarit. Me vjen keq per te se vec te mira ka ba per ke i ka ra ne dor . As ka vra as ka pre ne bes kend si kto bajrat e lict . policin me gru e kan vra lict e bardhin qe kan vra bajrat.
PërgjigjuLuli asht nji zhumile shkodret. Nje tradhtare qe do shofin dite te keqija
Pss nje muaji lironi dhe Bajret,pas 2 muajsh lironi te gjith qa keni kap me”forcen e ligjit”...pffffff shtet pusht
PërgjigjuKushedi e kane liru qe ta kepusi ndonjeri qe e ka hasem....
Përgjigjuca shurdh thu mor peder gjirokastre gjyqtar ai vetm carje pesoj ca prostat e gjen gje ate
PërgjigjuSi more e lirut lul kullen??!! A ka drejtesi a ka ministre drejtesie?? Lul kulla asht njeriu qe ka ba ma shum krime ne shkoder, gjitha vrasjet e fundit e kan zanafillen te ai. Asht I denum ne itali me vendim te formes se prer dhe ju e lironi !! Keto gjygjtar qe e lirojn jo vetem te denohen po uroj ta provojn ne femit e tyre krimet qe ka ba ky njeri. Vetem drejtesia po e merr ne qaf ket popull duke liru njerz te till. Asht e dyta her qe I shpeton me kartel mjeksore. Mjer ne
Përgjigjuo kuksian bajret kan vdek tashme lul kulla esht kunati bardh licit femijet e bardhit e kan daj lul kullen prit se ske par akoma seesht ndez valle madhe
Bajret ja kan vu bomben, ai polici qe u vra me te shoqen ka shtyp butonin e bombes, ku luli organizoj vrasjen e tij edhe ekzekutori I ciftit asht ibrahim lici edhe lict e kan kunat ket. Edhe kshu vazhdoj zinxhiri e din tan shkodra. Prandaj desht me u zhduk nga shipria ky se e din Mir qe e ka vdekjen e sigurt tesh
Ky Kulla i ka vra ata te Bajrave per me marre hakun a bombes a ca? Pse ju vu bomba? Na e shpjego se jane ne terr. Me Lict a shkojne mire se jane miq apo c'ka? Lul Kulla ka kene ne burg kur jane bo do vrasje, po noshta ka grupin jashte