Iu bë atentat në Shkozet, prokurori që ishte me Landi Muharremin në makinë ishte në hetim (Detaje)

1 Nëntor 2019, 20:00| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 21:22

  • Share

Arjan Ndoja prokuror i Durrësit që sot iu bë atentat në Shkozet është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës nga avokati Ilia Ilia, në periudhën kur ky i fundit është dhunuar fizikisht nga Edmond Voga.

Ilia Ilia në atë periudhë kallëzoi penalisht Vogën dhe prokurorin Arjan Ndoja, por hetimi i udhëhequr nga prokuroria e Tiranës ka çuar në gjykatë si të pandehur vetëm Edmond Vogën, ndërsa për Arjan Ndojën, hetimet i kanë kaluar Silvana Lulit.

Hetimet vijojnë në prokurorinë e Durrësit. Atij ju be atentat nga persona ende te paidentifikuar teksa ishte duke ecur ne makine me shoferin e tij dhe Landi Muharremin, nje person me precedente te meparshem penale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?