Foto nga vendi i ngjarjes

Shkodër/ I shpëtoi atentatit një natë më parë, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit: Ishin dy persona me motor, njëri më qëlloi drejt makinës! S'kam konflikte

26 Gusht 2022, 10:09| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 10:36

  • Share

SHKODËR- Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Alban Bruçi që i shpëtoi një natë më parë atentatit në lagjen Rus në Shkodër. Bruçi në Policinë e Shkodrës ka deklaruar se ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në atentat. Sipas dëshmisë së 25-vjeçarit ata kanë qenë me motor dhe i janë afruar pranë makinës, nërsa vetëm njëri prej tyre ka qëlluar më armë zjarri drejt tij.

Ai thotë se ka ecur pak metra me makinë dhe pastaj autorët janë larguar. Bruçi nuk ka marrë asnjë plumb dhe më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Sipas dëshmisë, ai pretendon se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2016 është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë një vrasje.

“Nuk i njoh autorët, isha duke shkruar në shtëpi. Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai në polici.

Bruçi është qëlluar mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ka qenë duke lëvizur me një makinë tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur është qëlluar me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

Emri i Alban Bruçit, nuk është i panjohur për policinë, kjo pasi në 2016 është arrestuar dhe akuzuar se në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni” ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfonsi: 27/08/2022 15:38

    Hahaha kyt e ka gjujt druzhja se nuk shef mir e ka gabu se i ka dal i pa bes se merditor a ky rrac e shkaperdhyme

    Përgjigju
    • per alfonsin: 28/08/2022 17:07

      hahahahahahahahahahaha kush asht druzhja

  • Shkodra: 27/08/2022 00:41

    Djemt e valter fushes e kan gjujt, por si trapa qe jan gabojn gjithmone

    Përgjigju
  • Shkodra: 26/08/2022 14:09

    O Rivaldo mos gjuj ma njerz mor se sje per ket pun ti , te shpetoj dhe ad bajri dhe ky mram . Leniu profesionistave ket pun

    Përgjigju
    • tani: 28/08/2022 17:18

      mos u merr me rivaldon ti se ad bajri e kan kap do pluma tmir n trup

  • Shoku: 26/08/2022 14:04

    Rri urt se nuk te mrojn xhamat e zi te makins . Mos ju ven njerzve gjoba e mas ju bjer ne qaf. Ste kap ditlindja tjeter po vazhdove kshu . Kujdes thuj dhe zoranit rrini urt se do hani pluma kres

    Përgjigju
  • Shkoder: 26/08/2022 13:47

    O vlla bracja e kishte qu per lesh kyt fmijac kshuqe ska lidhje braqja , braqja asht gjermani

    Përgjigju
    • per shkodren: 28/08/2022 17:17

      o shkoder qa thu ma vlla po me pasken braqja kishte ken tu u kalb ky hahahahaa, braqja asht person teper i rrezikshem han buk n vedi aj, rrespekte t veqanta per karrderra si puna ibrahim licit sban toka ma si aj u baft 1 mi vjeq se aj paska ken djal me vlera mos permendi braqen ner kshu ngjarjesh te pa realizushme se a marre veq me shkru emrin braqe ktu hahahaha braqja ka dhan prova te pa gabushme qe fmi nuk gabon ai person, ishalla sa ma shpejt e perfundon kazanin e dobraqit jo se sjan drejt perfundimit po ishalla mbaron pun sa ma shpejt

  • AltinTop: 26/08/2022 12:06

    As un skam konflikte me njeri por sme qellon kush me bresheri kallashi.

    Përgjigju
    • Po ik o qr: 26/08/2022 13:30

      Mos shkruj emra ketu se me ken ibrahimi nuk ka shans me shpetu kush as i plagosun . Po jan kshu femish si puna tij qe gjuhen kot

    • ibrahim: 26/08/2022 12:56

      ibrahim lici

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?