Skuadra e KF Partizanit do të vijojë merkaton e janarit. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzoi vendimin e FIFA-s e cila ja kishte bllokuar merkaton ekipit të kuq për çështjen e lojtarit Eraldo Çinari.
Është vetë klubi i Partizanit i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije vendimin paraprak të CAS.
Ata thonë se deri sa të bëhet saktësimi i plotë i vendimit, skuadra e të kuqve do të planifikojë hapat e ardhshëm lidhur me transferimet.
Më 16 korrik të këtij viti, FIFA i bllokoi merkaton Partizanit për një vit për shkak të parregullsive me transferimin e sulmuesit Erald Çinari.
Futbollisti shkodran erdhi në vitin 2018 në klubin e kuq pasi kishte kaluar një eksperiencë tek Istra në Kroaci dhe është pikërisht klubi kroat që ka ankimuar procedurat e transferimit dhe që ka fituar gjyqin në FIFA.
Gjithashtu, organi më i lartë i futbollit botëror gjobiti Partizanin me 80 mijë euro ndërsa futbollistin e pezulluan për 4 muaj nga çdo aktivitet sportiv.