Etleva Veseli nuk ka pasur mundësi të mbledhë fëmijët rreth tavolinës festive. Viti i Ri 2022 e gjen në çadër familjen Veseli në fshatin Fushë-Milot të Bashkisë së Kurbinit.
“Edhe këtë vit e kaluam në këtë shtëpi të djegur dhe në çadër. Shumë vështirë është se kur bie shi, uji hyn brenda”, thotë Veseli.
Mungesa e shtëpisë e cila ju dëmtua nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 dhe kushtet e vështira ekonomike ua privuan festën.
"Festë... me halle, se kur s'ke ku fut kokën s'ka festë. Ne jemi me halle dhe siklete", shprehet ajo.
E zonja e shtëpisë na tregon se rrit mes vështirësive 5 fëmijë, ndërsa njëra nga vajzat është e sëmurë.
"Vajzën e kam nxjerr para një jave nga spitali se e kisha të shtruar me ftohje dhe infeksion në veshka. Është sëmurë se fle në ftohtë dhe lagështirë", vijon ajo.
Shpresën se do tu ndërtohet një strehës nuk e kanë humbur!
"Për shtëpinë e re, kam shkuar disa në Bashkinë e Kurbinit dhe më kanë thënë ‘Do prisni’!"
"Unë bonusin e qirasë e marr, por nuk iki dot në qytet se kam dhe bagëtinë, me këto jetojmë ne", shprehet ajo.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të. Ka përfunduar lagjja e re me pallate në qytetin e Laçit, por procesi i rindërtimit ende nuk ka nisur për shtëpitë private në fshatra.
Nuk jam kunder qe njerezit tiu dhurohen shpiat por sjam dakort qe nga taksat qe u mblodhen apo borxhet qe merren te falen shpiat apo si ankohen shum njerez apo si shkruajn disa gazetar esht e paepranueshme Ne itali jan prish me mijra shpia dhe ken vdek me qindra njerez por un skam par tu falen shpiat te gjith jan strehuar neper kinteinera Ne shqiperi duan kapitalizem por duan gjera falas si ne kimunizem
PërgjigjuPse nuk shkohet ne banim normal?! sic shkojne gjithe.Pse nuk flitet per te verteten,se mbesin çadra per "gjene e gjalle" edhe spe marrin bonu jetojne ne çadra, vetem pse "ruajne" nga hajdutet pasurine e tyre.Pse padrejtesisht akuzohet Qeveria edhe kur ajo ofron gjitha kushtet e normalitetit,sic veproi Qeveria shqiptare,pas termetit dhe pandemise.Mos keshtu se kjo nuk eshte as e ndershme e as atdhetarizem per vajtim.
Përgjigju