Marsel Buçi dhe Deizi Arapi

Iu dogj automjeti dhe akuzoi Deizi Arapin, identifikohen autorët e zjarrvënies në Bilisht! Njëri në pranga, tjetri u shpall në kërkim

11 Tetor 2022, 16:00| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 16:12

  • Share

BILISHT- Mjeti në pronësi të Marsel Buçit u përfshi nga flakët mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 02:30 në Bilisht. Makina tip ‘Volksëagen’ e bërë shkrumb, u dogj teksa ishte e parkuar në banesën e këtij të fundit. Dy autorët e zjarrvënies së qëllimshme të Marsel Buçit janë identifikuar nga policia e Devollit, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Durim Stafa dhe Resmi Stafa ky i fundit i shpallur në kërkim, të cilët për arsye ende të pazbardhura, i vunë flakën mjetit të Marsel Buçit.

Lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme, babai i Marsel Buçit akuzoi ‘gangsteren’ e Bilishtit, Deizi Arapi, pasi kjo e fundit disa javë më parë kishte akuzuar 35-vjeçarin si autor të zjarrvënies në makinën e saj, me porosi të ish-kryetarit të bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati.  Gjatë dëshmisë së tij në polici, Marseli ka ngritur dyshim vetëm për konfliktet me motrat Arapi. Në polici ka dhënë dëshminë edhe vetë Deizi Arapi, e cila më pas është lënë e lirë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?