Kronikë

Iu dogj klinika në Vlorë/ Flet Gjinekologu: I vdiq motra, autori ka tentuar të më vrasë me thikë!

8 Prill 2018, 11:23| Përditesimi: 8 Prill 2018, 14:56

  • Share

Është hera e tretë që tentohet të dhunohet gjinekologu i Vlorës Bejkush Shehaj, 64 vjeç.

Episodi më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 Maji të Vlorës kur 27 vjeçari Musto Kapaj nga fshati Gjormë i Vlorës ka hedhur benzinë në porten hyrëse të klinikës private të gjinekologut.

Policia e Vlorës është njoftuar dhe e ka arrestuar 27 vjeçarin.

Nderkohë mjeku për Report TV është  shprehur se nuk është e para herë që ai ëhstë kërcënuar nga personi i lartpërmendur, pasi në të kaluarën ai ëhstë përballur ehde me dy raste të tjera, ku i është rrezikuar edhe jeta.

Sipas Shehajt kjo ka ndodhur për arsye se motra e Kapajt pasi ka sjellë në jetë dy fëmijë nën kujdesin e gjinekologut, në rastin e tretë ka pësuar një komplikacion të rëndë që ndodh shumë rallë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut i riu ka probleme mendore. “Unë i jam drejtuar edhe policisë së Vlorës e cila e ka arrestuar dhe e ka lënë të lirë serisht”, - u shpreh ai.

Bejkush Shehaj është shprehur se është hera e tretë qe kercënohet.

“Më parë i njëjti person ka tentuar të më qëlloi me thikë, ndërkohë që ka tentuar edhe herë tjetër me zjarr” - tha doktori.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rambo: 08/04/2018 16:07

    sa mir ta ka bere se vetem per te rjep leket jeni bere po avash avash ne ....do shkosh do ti marresh me vete leket o legen

    Përgjigju
  • çentrale: 08/04/2018 14:00

    Po ore po ti nuk ke faj. Tjetrit i ka vdekur e motra në spital dhe juve as ju ka ardhur keq, dhe kushedi si e ke share besoj, se po u perpoqe e bëre tendën sipas Hipokratit që je betuar kur je bëre mjek nuk të ngacmon njeri. Ke bërë edhe klinikë private me lekët e spitalit besoj!!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?