“Do kishim vdekur, ndjeva erën e tymit dhe dolëm”. Me lot në sy, 80-vjeçarja, Nurie Varfi tregon momentet e vështira kur banesa u përfshi nga flakët mesditën e së hënës.
“Na bëri masë korrenti dhe na dogji shtëpinë. Mirë që e ndjeva unë (tymin), i bërtita djalit ai u ngrit me vrap. Ai ngriti të atin se i ra të fikët. Erdhi zjarrfikësja e shoi zjarrin”, tha 80-vjecarja.
Bashkëshorti i saj, 88-vjeçari Sejat Varfi u asfiksua nga tymi dhe u dërgua me urgjence në spitalin e Fierit. Gjendja nuk është përmirësuar as sot, pasi vuan nga disa sëmundje dhe ka vështirësi në frymëmarrje.
“Burrin e çuam rëndë në spital nga tymi. Për ibret jemi dy pleq do kishin vdekur të tre (bashke me djalin) nëse nuk do e kisha ndjere unë. Burri është keq nga frymëmarrja prapë do e çojmë në spital, është shumë i sëmurë”, u shpreh për mikrofonin e Report TV.
80-vjeçarja Nurie Varfi jeton me bashkëshortin dhe djalin, i cili është i papunë. Me ndihmën e fqinjëve po nxjerrin jashtë orenditë dhe sendet e djegura. Nuk kanë të ardhura për të riparuar dëmet në banesë, ndaj kërkojnë ndihmë nga Bashkia e Fierit.
“Duam ndihmë nga shteti jemi për ibret, skemi të ardhura, askush nga ne nuk punon me një pension rrojmë që nuk del as për ilaçe”, tha ajo.
Apelit për ndihmë i bashkohen dhe fqinjët e familjes Varfi.
“E morën zvarrë plakun e nxorën jashtë. Ai ishte keq! Ne si komshi u trembem shumë. Ka dëme banesa, TV, lavatriçe, gjithçka u dogj. Lutem ndihmojeni këtë komshi, plaku është keq dhe prapë do vete në spital”.- thotë fqinja.
Shkaqet e zjarrit në banesë ende nuk janë përcaktuar nga policia dhe zjarrfikësja, por paraprakisht dyshohet se rrjeti elektrik tejet i amortizuar nga rënë në masë për shkak të ngarkesës. Familja Varfi jeton në katin e parë një pallati të rrënuar në fshatin Povelçë të Fierit.
Ah te mjeret ju, sa keq me vjen kur shoh ato lot ne sy.
Përgjigju