Iu dogj stalla me 40 keca e viça në Maliq, flet për Report Tv blegtori: Katastrofë, kërkoj dëmshpërblim nga shteti

2 Prill 2022, 12:04| Përditesimi: 2 Prill 2022, 12:07

  • Share

Blegtoria ishin burimi kryesor i të ardhurave në familjen e Petrit Fashos në Maliq.

Mes lotësh kryefamiljari rrëfen se ishte në mal kur e njoftuan se flakët përfshirë stallën e bagëtive. Po kështu edhe bashkëshortja Aida ishte në punë.

"Më njoftuan erdha nga mali.... çfarë të shikoje një katastrofë, ishin djegur kecat dhe vicci. Kanë ndërhyrë fqinjët, kushërinjtë kanë shpëtuar lopën", shprehen Petrit dhe Aida Fasho.

Fqinji që ndërhyri i pari tregon se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

"Kur erdha këtu ishin dy tela të varur dhe morën flakë", tha ai.

Ata treguan se jetojnë në kushte të vështira me 4 fëmijët, njëri prej tyre me probleme shëndetësore.  Në stallë u dogjën 40 keca dhe një viç, dëmi kap vlerën e 500 mijë lekëve, ndërsa çifti Fasho ka pak shpresë se mund të marrë dëmshpërblim në bashki.

"Vetëm në blegtori dëmi shkon 5 milionë (të vjetra) plus dhe hauri. Fola me ata të bashkisë dhe na thanë se mund të bëjmë diçka, por unë prapë s’jam e bindur. 40 keca e vica u dogjën! Stalla komplet u dogj, duam të na ndihmojë shteti", shprehen ata.

Bashkia e Maliqit tha se ende nuk ka një vlerësim të demit, ndërsa pritet të dalë ekspertiza për shkaqet e zjarrit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 02/04/2022 14:15

    Te arrestohet ky mashtrues kerkon demshperblim maskarai ...

    Përgjigju
  • redi: 02/04/2022 13:47

    Me vjen shume keq per personin ne fjale per demin qe pesoi por duhet qe te mos presin nga shteti per cdo demtim. Paguaj 50 mije leke te vjetra ne shoqerit e sigurimit dhe e ka priblemin te zgjidhur.U harxhuan miliarda nga buxheti i shtetit per ndertimin e shtepijave te reja mbas demtimeve nga termeti por bota petendimore e ka zgjidhur perseri problemin me shoqerite e sigurimeve te pasurise.Shtepite ti gezojne e them me gjithe zemer se mbi 90% te tyre nuk i ndertonin sa te ishte jeta per vet gjendjen ekonomike

    Përgjigju
  • LORA: 02/04/2022 12:37

    Shkendije elektrike ne stalle?!?! Dokrra hini,,,,eshte vetem nje dore keqberesi vrastar qe e ka bere kete krim. Humbje fatale per buken e perditshme ne kete familje.Ceshtja kerkon hetim te hollesishem nga policia.

    Përgjigju
    • Deni: 02/04/2022 14:09

      Nqs ka qene dikush zjarrvenes te pergjigjet para ligjit e te paguaje gjithe demet! Por,zoteri i dashur,se te ndordhen kecat e dhent ty fatkeqesisht,shteti nuk esht fajtor.Edhe mua me ndordhi qeni,goxha leke por nuk e rruajti njeri edhe jn nuk i kerkoj shtetit demshperblim. Kerko te zbardhet ngjarja,e nqs gjendet kush eshte te paguaje…

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?