Ilirjan Celibashi

Politikë

Iu dërgua zarfi bosh, KQZ ridërgon fletët e votimit për 6 emigrantë, ndryshon QR kodi për siguri

30 Prill, 17:19| Përditesimi: 30 Prill, 17:23

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ridërgojë dokumentacionin zgjedhor për 6 votues shqiptarë jashtë vendit, të cilëve më herët u ishte dërguar zarfi bosh, pa fletë votimi. Votuesit ndodhen në Itali. ku janë 2 prej tyre, në Gjermani, Francë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas vendimit, në zarfin B të ridërguar do të vendoset një QR Code i ri, i ndryshëm nga ai i mëparshmi, për të garantuar sigurinë dhe identifikimin e saktë të procesit.

Rasti i ridërgimit do të shënohet në një procesverbal të veçantë nga Drejtoria e Votimit nga Jashtë, i cili më pas do të dorëzohet në protokollin zyrtar të KQZ-së.

'Ridërgimin e dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. QR Code i cili vendoset në zarfin B që do t’ju dërgohet këtyre zgjedhësve, duhet të jetë i ndryshëm nga ai që përmbante zarfi B i dërguar më parë. Për këta zgjedhës do të administrohet vetëm dokumentacioni zgjedhor i ridërguar. Drejtoria përgjegjëse për votimin nga jashtë shënon rastin në një procesverbal të veçantë, të cilin e depoziton në protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij', thotë KQZ.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?