ITALI- Tre persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia italiane si të dyshuarit kryesor për vrasjen e arkitektit 50-vjeçar, Roberto Mottura në qershor të këtij viti.
Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur.
Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.
Lidhur me ngjarje e rëndë nga e cila kanë kaluar vetëm pak muaj, ka folur për mediat italiane i prekur vëllai i viktimës. Ai kërkoi që tre përgjegjësit për vrasjen e vëllait të tij të kalben në burg, sepse kjo është ajo që meritojnë.
"Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që ata të kalbet në burg. Unë me të vërtetë shpresoj se kjo histori ka ardhur në një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne. Kemi kaluar një përudhë të tmerrshme. Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që shkuan të armatosur për një vjedhje. Ata kanë vrarë një person për të marrë disa objekte. Kjo është e çmendur," tha ai për “La Stampa”
Roberto Mottura