Iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Rrëshen

27 Maj, 11:09| Përditesimi: 27 Maj, 11:53

  • Share

Një 62- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Rrëshen, pasi i është gjetur një kallashnikov dhe municion luftarak në banesë.

Pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një 62 vjeçar mbante pa leje, armë zjarri në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?