Irakli Rustemi

Iu gjet kokainë me vlerë 700 mijë paund dhe pistoletë në banesë, dënohet me 11 vjet burg shqiptari në Angli (EMRI)

31 Tetor, 15:57| Përditesimi: 31 Tetor, 16:04

  • Share

Angli-Një 33 vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 11 vjet burg në Angli pasi oficerët i gjetën të fshehur një pistoletë dhe 13 kilogramë kokainë në gardërobën e tij.

Irakli Rustemi, u hetua nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar - një njësi e specializuar e përbërë nga oficerë të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Ai u ndalua më tetor të vitit të kaluar nga autoritetet angleze teksa po lëvizte me një Citroen DS3 të bardhë në Buntingford.

Pas kontrolleve të kryera rezultoi se Rustemi ishte një i arratisur nga Forca e Emigracionit pa leje për të qëndruar në Britani.

Më tej oficerët kontrolluan automjetin dhe më pas banesën e tij, ku gjetën një pistoletë dhe gjashtë fishekë në një karikator, i cili ishte mbështjellë me një peshqir dhe vendosur në një gardërobë, së bashku me kokainë me një vlerë prej 700,000 paund.

Rustemi u arrestua dhe u akuzua për veprën penale të posedimit të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve narkotike. Ai u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së St Albans në janar të këtij viti dhe u dënua me 11 vjet burgim në të njëjtën gjykatë dje (30 tetor).

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?